Pas konfirmimit se nuk bën pjesë në planet e Koamen, Suarez nis bisedimet me klubin e ri

Luis Suarez ka filluar kërkimin për një klub të ri.

Luis Suarez ka zhvilluar bisedime me Inter Miami në lidhje me transferimin e mundshëm te klubi nga MLS, ka bërë të ditur “The Independent”.

Sulmuesi uruguaian është njoftuar se duhet të largohet nga Barcelona, gjatë këtij afati kalimtar të verës pasi nuk zë vend në planet e trajnerit të ri, Ronald Koeman.

Ai preferon të mbetet në Evropë mirëpo nuk kundërshton mundësinë e transferimit në SHBA.

Suarrez aktualisht përfiton 450 mijë euro në javë në Camp Nou dhe duhet të pranojë rrogë më të ultë për t’ju bashkuar klubit në pronësi të David Beckhamit.


Shtuar 26.08.2020 09:57