Neymar thyen rregullat kundër koronavirusit, çfarë bëri këtë herë lojtari (FOTO LAJM)

Neymar ishte një nga lojtarët më të kritikuar para pak ditësh, kur vendosi të largohej nga Franca në drejtim të Brazilit ndonëse udhëtimet jashtë nuk lejoheshin.

Sulmuesi u largua me justifikimin se ishte i frikësuar nga virusi dhe do shkonte në vendlindje për të qenë më i sigurt. Pikërisht arsyeja që Nejmar u largua nga Parisi, ishte se donte të bënte disa pushime dhe jo të qëndronte i izoluar.

Së fundmi lojtari ka postuar disa foto në profilin e tij zyrtar, ku shihet me disa miq të tij duke u argëtuar.

Mirëpo kjo është në kundërshtim me të gjitha rregullat për përhapjen e Koronavirusit, ku të gjithë shtetet ndër ta edhe Brazili ka bërë njoftime që të shmangen kontaktet e afërta dhe grumbullimet.

Duket se Neymarit nuk i intereson shumë për këto dhe ka vendosur të shijojë disa pushime.


Shtuar 27.03.2020 14:51