Drejtuesit i Firentinës u ankuan pas ndeshjes së sotme se Juventusi favorizohet nga arbitrat. Kjo nuk është e parë dhe Fiorentina nuk është skuadra e vetme që ankohet për këtë fenomen.
Zëvendës presidenti, Pavel Nedved ka kritikuar Fiorentinën dhe ekipet tjera ti ndalin alibitë kur humbasin ndaj Juventusit.
“Presidenti ka tërë respektin tim, por ne shohim një narrativ të tillë në ndeshjen kundër Juventusit, duke dhënë alibinë që Juventus nuk i fiton me meritë ndeshjet”, ka thënë nedved për DAZN.
“Sinqerisht, ne jemi ngopur me këtë. Është koha që njerëzit të ndalojnë këto alibi kur ata luajnë kundër Juves. Ne fitojmë sepse ne luajmë mirë”.
Commisso kishte bërë komente të tilla dhe ishte ankuar në gabime të arbitrave edhe në ndeshjet kundër Fiorentinas, Interit dhe Genoas. /albeu.com/