Ndryshon “rrjedha”, Piatek drejt La Liga-s?

Krzysztof Piatek është nxjerrë në shitje nga Milan.

Ylli polak mund të gjejë një skuadër të re, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Së fundmi, Aston Villa ka shprehur interesim për transferimin e tij.

Mirëpo, sipas “Calciomercato.com”, favorit i ri për angazhimin e tij është një klub nga La Liga.

Sevilla, klub që ka shitur Moanes Dabbur dhe Javier Hernandez është i gatshëm të paraqes ofertë tek Milan për transferimin e Piatekut në formë të huazimit me blerje gjatë afatit kalimtar të verës për shifrën e kërkuar tashmë nga Rossonerët: 30 milionë euro.


Shtuar 16.01.2020 13:13