Napoli në kohë rinovimesh dhe investimesh për sezonin e ardhshëm, synohet ylli i Rangers

Napoli vazhdon të punojë në dy fronte, nga njëra anë drejtuesit po merren me çështjen e rinovimeve të kontratave me Mertens, i cili duket pranë arritjes së marrëveshjes për të qëndruar te të kaltrit dhe mbi të gjitha situatës së rinvomit të Callejon, kubi po vlerëson edhe mundësinë e investimeve për të përforcuar ekipin për sezonin e ardhshëm.

Skuadra e drejtuar nga Gattuso, ka hedhur sytë nga Borna Barisic i Rangers, për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes. Kroati është kërkuar më parë edhe nga Milani dhe Roma, por duket se klubi i kaltër po insiston më shumë për kartonin e 27-vjeçarit, i cili konsiderohet shumë i rëndësishëm për trajnerin Gerard, që nuk dëshiron ta shesë futbollistin.


Shtuar 9.03.2020 15:55