Kush janë 15 kandidatët e PD në Tiranë

Edhe kryesia e Partisë Demokratike do të votohet nga anëtarësia. Janë 28 anëtarë të cilët do të votohen në degët e caktuara nga anëtaresia.

Pas votimit nga anëtaresia, nëse marrin votëbesimin, do të vendoset nëse do të jenë kandidat për deputet, në zonën ku do të votohen nga anëtarësia apo do të shpërndahen në qarqe.

Në Tirane janë këto 15 emra: Eno Bozdo, Fatbardh Kadilli, Flamur Noka, Grida Duma, Jorida Tabaku, Jamarber Malltezi, Orjola Pampuri, Tomor Alizoti, Çlirim Gjata, Ivi Kaso, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Arben Kashahu, Arben Ristani, Belind Kelliçi.

Nga procesi do jenë të përjashtuar Basha, Paloka, Spaho, Bardhi, Sahit Dollapi, Ervin Minarolli, Alfred Rushaj.


Shtuar 27.09.2020 12:29