Juventusi publikon listën Champions, mbetet jashtë mesfushori

Pas tregut të transferimeve, Juventus është gati të përqendrohet përsëri në kampionat.

Në Serie A dhe në Champions League, për të cilin bardhezinjtë sapo kanë prezantuar listën me emrat e lojtarëve që do të marrin pjesë në të.

Szczesny, Chiellini, de Ligt, Arthur, Ronaldo, Ramsey, Morata, Dybala, Alex Sandro, Danilo, McKennie, Cuadrado, Bonucci, Chiesa, Rabiot, Demiral, Bentancur, Pinsoglio, Bernardeschi, Frabotta, Portanova, Kulusevski, Buffon. Këta janë lojtarët që do të luajnë grupet e garës më të lartë evropiane.

Juventus do të bëjë debutimin në Ligën e Kampionëve në 20 tetor në Kiev kundër Dinamo dhe, përveç ukrainasve, ata do të përballen me Barcelonën dhe Ferencváros në fazën e grupeve.

Nëse Khedira është jashtë listës (futbollisti nuk pranoi të largohej dhe prishte kontratën me kushtet e klubit), Federico Chiesa, blerja e fundit në tregun e verës, bashkohet me të. Anësori do të veshë fanellën me numrin 22.


Shtuar 6.10.2020 15:13