Napoli i fiksuar me shqiptarët, kërkon mbrojtësin për të zëvendësuar Koulibaly

Të Napoli duket se “kanë rënë në dashuri”, me futbollistët shqiptarë.

Pas Hysajt dhe Rrahmanit, të kaltërit e drejtuar nga Xhenaro Gatuzo, kanë piketuar dhe një tjetër futbollist me origjinë shqiptarë të cilin mund ta afrojnë në skuadër, bëhet fjalë për mbrojtësin Shkodran Mustafi, i cili fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë dhe aktualisht është pjesë e Arsenalit.

Mustafi Shihet si zëvendësuesi i Kulibali, i cili me shumë gjasa do të largohet nga skuadra italiane.

Sipas gazetarit Nikolo Schira, Napoli ka shfaqur inters për Mustafin, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2021. Të “topçinjtë” shqiptari përfiton 4.5 milionë euro në sezon. Një shifër kjo realativisht e konsiderueshme.


Shtuar 12.09.2020 20:06