Milani tenton të përfitojë nga situata, hidhet në sulm për yllin e Lyon

Sipas raportimeve të fundit Milani ka nisur sulmin për yllin e Lyon Memphis Depay.

TMW, shkruan se përfundimi i sezonit në Ligue 1 dhe mos kualifikimi i Lyonit në garat europiane janë dy faktorë në favor të Milanit.

Presidenti i Lyonit Jean-Michel Aulas, ka tentuar ta bind Depay për të rinovuar, mirëpo pa sukses. Lyon i ka vendosur një çmim prej 50 milionë eurove, por tani holandezi vlen vetëm 20 milionë euro.

Rosonerët kanë nisur bisedimet dhe Gazidis ka përgatitur një ofertë prej 20 milionë eurove.

Elliott ka dhënë dritën jeshile, pasiqë Depay është 26-vjeç dhe do ta shtojë kualitetin e skuadrës. /


Shtuar 7.05.2020 06:47