Drejtorët e Milanit, Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban janë takuar me agjentin e yllit të Udinese, Rodrigo De Paul.
Calciomercato.com beson që Boban dhe Maldini janë takuar me Agustin Jimenes për të diskutuar transferin e mundshëm të tij në janar apo edhe në verë.
Jimenez është agjent i mesfushorit argjentinas De Paul dhe po ashtu i Matias Zaraco, një lojtari 21 vjeçar i cili luan për Club Racing.
De Paul është lidhur me një kalim në Inter verën e kaluar por marrëveshja asnjëherë nuk u materializua. Megjithatë edhe Interi besohet se do ta kërkojnë atë në verë.
Jimenez është po ashtu agjent i yllit të Atletico Madrid, Angel Correra, për të cilin Milan kishte tentuar shumë që ta transferojë në verën e kaluar por nuk kishte arritur marrëveshje me skuadrën nga La Liga.