Milani del me komunikatë zyrtare për koronavirusin

Skuadra e Milan ka dalë me komunikatë zyrtare lidhur me Coronavirusin.

Virusi Covid-19 po përhapet me shpejtësi të madhe, sidomos në shtetin e Italisë, që tashmë është në një kaos/bllokadë totale.

Lidhur me situatën ka reaguar edhe Milan, që ka njoftuar se do të ndajë donacion për të ndihmuar luftën kundër virusit.

Milan ka njoftuar se do të dhurojë rreth 250 mijë euro si donacion.

Donacioni do të jetë si ndihmë për AREU, për të siguruar shërbimin urgjent për të prekurit nga Coronavirusit.


Shtuar 10.03.2020 07:16