“Messi meksikan”, që u kërkua nga Barcelona në moshën 7-vjeçare

Ku keni qenë ju më 24 qershor 2020, kur “Messi meksikan”, Luka Romero, debutoi kundër Real Madridit?

Kjo mund të jetë pyetje që shumë tifozë të futbollit do të pyesin në vitet e ardhshme, me mesfushorin e gjatë 1 metër e 65 centimetra që e vulosi reputacionin e tij si njëri nga talentet më të ndritur të lojës.

Romero, 15-vjeçar, bëri historinë si lojtari më i ri ndonjëherë që ka luajtur në elitën e futbollit të Spanjës kur hyri në fushë si zëvendësues në pjesën e dytë kundër “Los Blancos”, javën e kaluar.

Ai e theu rekordin e gjatë 80-vjeçar, por paraqitja e tij lehtë do të mund të ishte për Barcelonën – pasi kishte pasur ofertë t’i bashkohej akademisë La Masia kur ishte vetëm shtatëvjeçar.

I lindur për ta bërë këtë

Futbolli gjithmonë ka qenë në gjakun e Lukas. Babai i tij, Diego, ka luajtur në liga më të ulëta në Argjentinë, para se të lëvizte në Meksikë.

Luka u lind në vitin 2004 në Durango City, rreth 898 km larg nga Mexico City, dhe në moshën trevjeçare emigroi në Spanjë – fillimisht në Villanueva de Cordoba, në Andaluzi, dhe më pas në Formentera në ishujt baleare.

Kjo do të thotë se Romero, prindërit e të cilit janë argjentinas, ka pasaportë spanjolle dhe mund të luajë për Meksikën, Spanjën dhe Argjentinën.

Sidoqoftë, duket se ai do ta zgjedhë Argjentinën, pasi ka luajtur për “La Albiceleste” gjashtë herë në nivelin e grupmoshave U15.

Nga Ibiza dhe përtej

Në moshën shtatëvjeçare, Romero luajti për ekipin lokal të Ibizas, Penya Esportiva Sant Jordi.

Paraqitjet e tij zgjuan interesimin e Barcelonës, të cilët e donin shumë ta kenë në “Camp Nou”.

Ai pati suksese në kërkesat e ekipit nga Katalonja, por që nuk arritën ta bindin familjen e tij për të ardhmen.

Pika më e madhe pse ata nuk pranuan ofertën ishte se nuk ishin të gatshëm të zhvendoseshin nga Ibiza në Barcelonë.

Katër vjet më vonë, Romero nënshkroi kontratë tetëvjeçare me të rinjtë e Mallorcas.

Makinë e golave të shënuar në nivel të të rinjve

Me gjatësinë dhe stilin e lojës, Romero menjëherë është krahasuar me Messin.

Dhe ajo jo vetëm që i ndihmoi, por nisi t’u shënojë kundërshtarëve gola i vetëm.

Sipas raporteve të mediave lokale, Romero ka shënuar 230 gola në 108 ndeshje për ekipin e të rinjve të Mallorcas.

Trajneri asistent, Dani Pendin, ka bërë të ditur se ata janë shumë të vetëdijshëm për talentin e tij dhe kanë dashur t’i japin hapësirë për debutim, por kanë ngurruar për shkak të gjatësisë së tij dhe se kanë besuar se ende nuk është zhvilluar për ndeshje në ekipin e parë.

“Messi i ri”

Jo fjalët tona, por një frazë që ka rrjedhur nga ish-bashkëlojtari i Leos te Barcelona, Dani Alves.

Braziliani i krahut të djathtë është përballur me të, atë kohë 12-vjeçarin Romero në një plazh në Ibiza, kur u rrethua nga tifozët të cilët dëshironin fotografi me të.

Çuditërisht, Alves menjëherë i drejtoi tifozët kah Romero dhe deklaroi: “Bëni fotografi me të, jo me mua – ai është Messi i ri”.

Sidoqoftë, trajnerët në Mallorca e shohin ndeshjen e Romeros pak më ndryshe.

Ata besojnë se ai luan më shumë si mesfushori i Manchester Cityt, David Silva.

Krijues i historisë

Në moshën 15-vjeçare dhe 219 ditë, Romero shkeli fushën kundër Real Madridit dhe ia arriti të debutojë pas një pritjeje të gjatë, në humbjen 2:0.

Ai ka qenë zëvendësues i papërdorur në tri ndeshje të kaluara që kur rinisi sezoni pas pauzës së gjatë tremujore për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Por ai më në fund e pati shansin e madh – dhe nuk e humbi kohën dhe shfaqi disa prekje tejet të mira dhe lëvizje të shpejta për t’iu shmangur veteranit Toni Kroos që e përcillte atë.

Ai e pati edhe një moment tjetër kur e tregoi se nuk është edhe aq i butë siç kishin menduar shumë se do të ishte për shkak të moshës së tij, kur u përplas me Iscon. Romero veçse kishte arritur.

Në paraqitjen me Mallorcan, ai e theu rekordin e gjatë 80 vjet të vendosur më parë nga Sanson, i cili ishte 15 vjet dhe 255 ditë i vjetër, kur debutoi dhe e përfaqësoi Celta Vigon në vitin 1939.


Shtuar 29.06.2020 14:46