Cristiano Ronaldo ka dhënë një mesazh të mirë në ditët kritike që bota po përballet me pandeminë e koronavirusit.
Pandemia e koronavirusit është shndërruar në një problem të madh global.
Tek pjesa e sportit, tashmë janë pezulluar të gjitha garat, dhe po bëhet thirrje të qëndrohet në shtëpi, për të parandaluar përhapjen e tij.
Thirrje për të qëndruar në shtëpi ka bërë edhe Cristiano Ronaldo, i cili është mbyllur në vendin e tij, në Madira.
“Nëse ndonjëherë keni ëndërruar të luani për miliona njerëz përreth botës, tani është shansi juaj. Luajë brenda, luajë për botën”, shkruhej në mesazhin e Ronaldos.