Merr 99% të votave, Sala futet në formacionin e dakadës te Nantes

I ndjeri Sala, i cili humbi jetën e tij nga një aksident tragjik me avion, është vlerësuar lart nga tifozët e skuadrës së Nantes.

Në votat për formacionin më të mirë të dekadës te skuadra e FC Nantes, me votat e tifozëve, ka zënë një vend edhe Sala.

Sala ka fituar 99 % të votave të tifozëve, të nisura për këtë formacion.

Lojtari do të transferohej te skuadra e Cardiff City, nga Nantes, por avioni që po e dërgonte atë në Uells u rrëzua.

Lojtari tashmë bën pjesë në formacionin më të mirë të dekadës te skuadra e Nantes.


Shtuar 23.06.2020 12:09