Merkel jep verdiktin final për rinisjen e Bundesligës

Një lajmi i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në Gjermani.

Bundesliga është e vendosur që të rikthehet dhe flitet se e ka marrë dritën e gjelbër për t’u kthyer më 15 maj.

Të lidhura

None found

Sipas “Reuters”, Federata dhe qeveria kanë rënë plotësisht dakord teksa vendimi pritet të bëhet publik zyrtarisht ditën e mërkurë.

Gjermania pritet të jetë vendi i parë i madh që lejon rikthimin e futbollit pas pandemisë së coronavirusit. Një nga masat e hapjes do të jetë edhe rifillimi i ndeshjeve të Bundesligës, por me kushte të rrepta dhe pa tifozë në stadiume.

Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve sezoni në Gjermani do të përfundojnë më 30 qershor.


Shtuar më 5.05.2020 09:40