Merkatoja e janarit ndryshon vlerën e klubeve në Serie A (FOTO LAJM)

Me mbylljen e markatos së janarit “Transfermark” nuk ka humbur kohë për të rivlerësuar organikat e skuadrave italiane.

Në krye vazhdon të jetë Juventusi me një vlerë prej 762 milionë eurosh edhe pse ka pësuar rënie prej 7% pasi ka shitur dy lojtarë si Mandzukic dhe Can.

Rritet ndjeshëm vlera e organikës së Napolit, me 9% më tepër sesa deri para merkatos, ndërsa në total kushton 688 milionë euro.

Demme, Lobotka e Politano janë futbollistët që rritën ndjeshëm vlerën e skuadrës së kaltër.

Rritje me 8% ka pësuar edhe vlera e organikës së Interit, që renditet e treta në Itali dhe kushton 683 milionë euro, ose vetëm 5 milionë euro më pak sesa ajo e Napolit.

Zikaltrit larguan Dimarcon dhe Politanon në janar, por afruan emra si Eriksen, Young dhe Moses, që ia rritën ndjeshëm vlerën.

Një rritje të lartë me plot 11% në merkaton e janarit ka pasur edhe organika e skuadrës së Fiorentinës, ndërsa rënie me 13% ka pësuar vlera e organikës së Milanit, e kushtëzuar nga shitja e Caldarës, Piatek, Borinit dhe Susos.


Shtuar 6.02.2020 09:28