Flet mes lotësh e ëma e Shpëtim Kovaçit: Një vajzë e çova në varreza, do më vdesi djali

Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Kovaçit, ka tentuar vetëvrasjen brenda ambjenteve të Burgut të Beratit, ku ishte duke vuajtur dënimin ndërsa e ëma, Fatime Kovaçi ka folur për Fax News ku edhe ka bërë apel për ndihmë sa më parë.

Sipas saj, kjo është hera e dytë që e bën një akt të tillë, dhe nuk do që ta humbasë djalin njësoi si vjazën, ndërsa institucionet sipas saj, e kanë adresuar sa në një vend në një tjetër.

Ajo paralajmëron se djali shpëtimi mund të bëjë një tjetër akt të ngjashëm për të cilin thotë se mund të vrasë veten, duke shtuar se është babai i tre fëmijëve si dhe ka gruan në shtëpi.

“E mora vesh përmes medias, që herën e parë që preu veten me brisk në fyt dhe tani ka 7 të qepura në trup, herën e dytë ka pirë ilaç.
Tani dua nga shteti dhe nga policia të di, nga ato dokumentet që më kërkoi drejtori i policisë që ia çova. Më tha zgjidhe me Komisariatin e Policisë, këta më thanë nuk e kemi ne, e kanë ata të burgut dhe të Tiranës.

Tani çfarë do të bëhet me djalin tim, po të më vdes ai djalë, kush do ti marrë masat. Unë një vajzë e çova në varreza, djemtë nuk mi sollën në ceremoni.

u lutem më tregoni kush e ka fajin në këtë mes, Policia, komisariati, drejtori i burgut? Ju lutem shumë merrni masa sa më shpejt për djalin dhe dua përgjigje të saktë, dua djalin. Do më bëjë prap vetëvrasje, do më vdesi do më iki dhe fëmija tjetër, se është me tre fëmijë dhe me grua. Ju lutem shumë për gjithë shtetin edhe drejtorisë së Policisë si dhe Komisariatit”.

Shpëtim Kovaçi është gjetur i gjakosur në dhomë nga policët e burgut,të cilët e kanë sjellë me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit,ku ndodhet nē Sallën e Operacionit. Mjekët e Repartit të Urgjencës kanë deklaruar se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Pas mjekimit të marrë, ai është transportuar sërish drejt IEPV-së Berat. Shpëtim Kovaçi, mësohet se ka tentuar vetëvrasjes pasi nuk ju dha leja për të marrë pjesë në funeralin e të motrën. 32-vjeçari Shpëtim Kovaçi ishte dënuar për “Vrasje” 8-vite më parë.

Faktin që nuk e lejojnë të marrë pjesë në varrim e tregoi nëna e Brunilda Kovaçit.

“Kur kam biseduar nuk më ka thënë gjë. Do vij në Shqipëri për të festuar Vitin e Ri, me ty me vëllezërit dhe motrat. Ka një djalë këtu tek unë dhe ka një djalë atje. Më morën në tel dhe më thanë që vajzën ta kanë vrarë, ta kanë hedhur në një var. Unë dua që shteti të më lirojë dy djemtë që kam në burg, që të varrosin motrën e tyre”, u shpreh më herët nëna e 37-vjeçares, Fatime Kovaçi./faxweb


Shtuar 14.01.2020 15:25