Interi ka nënshkruar me një 16-vjeçar shqiptar. Bëhet fjalë për Andi Hotin, i cili është me origjinë nga Kosova, por i lindur dhe i rritur në Zvicër.
Sipas mediave italiane, Hoti ka firmosur me zikaltrit deri në vitin 2022.
Të lidhura
None found
Ai luan si mbrojtës qendre dhe deri pak ditë më parë ka qenë pjesë e Zyrih U-18.
Tashmë ai do të luajë për të rinjtë e klubit të madh italian. Hoti është gjithashtu pjesë e Kosovës U-17, duke u aktivizuar në dy ndeshje eliminatore vitin e kaluar.
Edhe pse vetëm 16 vjeç, mbrojtësi ka një shtatlartësi për t’u admiruar, 1.91 metra.
Fillimisht Hoti zgjodhi Shqipërinë U-17, ku luajti gjithashtu 2 ndeshje, por pak muaj më pas u bind nga ftesa e Kosovës.
