Mbappe mohon zërat që e lidhin me Realin, ka fjalë të mëdha për Liverpool

Kylian Mbappe është treguar besnik ndaj Paris Saint-Germainit mes spekulimeve që e lidhin atë me një transferim potencial në Real Madrid, përderisa sulmuesi francez vazhdoi duke e përshkuar Liverpoolin si “makinë”.

Ylli francez Kylian Mbappe është bërë njëri ndër sulmuesit më të kërkuar të botës që kur u transferua nga Monaco në Paris Saint-Germain në vitin 201, duke i shënuar 81 gola në sezonet e gjysmë që nga atëherë.

Para se të transferohej në Paris Saint-Germain, Mbappe ishte përfolur shumë për një kalim në Real Madrid. Këto spekulime për shpërnguljen në Santiago Bernabeu nuk janë ndalur asnjëherë, që nga atëherë.

Megjithatë, 21-vjeçari insiston se ai nuk e ka në plan të largohet nga PSG-ja njëherë, duke shtuar se as klubit e as tij nuk i ndihmojnë spekulimet e vazhdueshme për të ardhmen e tij.

“Të gjithë flasin për këtë – kur kam qenë i vogël, kam folur edhe unë për këtë. Por, tani jam futbollist dhe e di se nuk është momenti i duhur. Jemi në janar – është koha e parave në sezon. Imagjinojeni po të përgjigjem në pyetjen tuaj. Të gjithë do të flasin dhe kjo s’do të jetë e mirë për PSG-në”, ka thënë Mbappe.

“Tani jam me PSG-në dhe jam 100 për qind i përqendruar me klubin. Dua ta ndihmoj klubin të rritet këtë sezon, të fitojë shumë trofe. Kështu që, as për mua s’është mirë të flasim për të ardhmen time”.

“Unë po mendoj për klubin sepse klubi më ka ndihmuar. Unë erdha këtu si 18-vjeçar. Isha talent, por s’isha superyll. Tani jam superyll dhe kjo është falë PSG-së dhe ekipin kombëtar të Francës”.

“Duhet të qëndroj i qetë dhe të përqendrohem plotësisht te PSG-ja. Pas kësaj, në fund të sezonit, do ta shohim çfarë do të ndodhë. Por, tani jam i përqendruar në lojën time”.

Edhe Liverpooli ka qenë në mesin e klubeve që janë spekuluar për transferimin e Mbappes, përkundër që Jurgen Kloppi e ka bërë të qartë se klubi i tij s’ka kapacitet financiar për ta përballuar blerjen e Mbappes, i cili ndërkohë ka bërë të ditur se është mahnitur nga forma e Liverpoolit këtë sezon.

“Ajo që Liverpooli po e bën për momentin është e mrekullueshme. Ata janë një makinë, e kam gjetur ritmin dhe tani vetëm thonë: “Le të luajmë sërish, le të luajmë sërish””, ka thënë Mbappe.

“Ata s’e kanë humbur asnjë ndeshje. Kur ti i shikon, mendon se gjithçka e kanë të lehtë, por kjo s’është aspak e lehtë. Ata janë shumë të përqendruar, ata luajnë ndeshje çdo tre ditë dhe fitojnë, fitojnë e fitojnë’.

“Tani problemi është se të gjitha e shikojnë Liverpoolin dhe të gjithë e shikojnë se çfarë mund të bëjmë ne kundër tyre, kështu që ata duhet ta dëshmojnë sa të fortë janë sërish. Por, ata e kanë një skuadër shumë të mirë me një trajner shumë të mirë”.


Shtuar 21.01.2020 10:55