Manchester Unitedi raportohet është pajtuar të paguajë klauzolën e Ansu Fatiti që i ka caktuar Barcelona.
Skuadra katalanase ka kohë që po përballet me një interesim të lartë të Djajve të Kuq për spanjollin e natyralizuar.
Të lidhura
None found
Por, sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Manchester United tani ka bërë ofertë serioze në drejtim të Blaugranasve.
Klubi anglez ka ofruar plotë 170 milionë euro, aq sa është klauzola e Ansu Fatit te skuadra katalunase.
Muaj më parë, Unitedi ofroi 100 milionë euro te Barcelona, mirëpo që ajo shumë u refuzua menjëherë.
Skuadra nga La Liga konfirmoi se klauzola e lojtarit është 170 milionë euro, mirëpo nuk mendojnë të shesin lojtarin.
Unitedi po tenton të bind me çdo çmim Barcelonën që t’ua shesë lojtarin në këtë verë.
