Lojërat Olimpike rrezikohen nga koronavirusi? Merret vendimi zyrtar

“Frika nga koronavirusi nuk do të pengojë ngritjen e pishtarit të Lojërave Olimpike, por do të zvogëlojë përmasat e evenimentit”.

Kështu është shprehur Drejtori i Përgjithshëm i komitetit organizator, Toshiro Muto, i cili ndër të tjera thekson se: “Nuk ka plane për të anuluar ngritjen e flakës Olimpike, pishtarin ikonik i së cilës do të përshkoi gjithë Japoninë për të arritur më pas në destinacionin përfundimtar të saj që është Tokio ku dhe do të zhvillohen Lojërat 2020”.

Të lidhura

None found

Stafeta për mbajtjen e pishtarit do të fillojë më 26 Mars ashtu sikurse ishte planifikuar. Toshiro Muto, tha që komiteti ishte duke marrë masa për zhvillimin e evenimentit sportiv pa rritur rrezikun e infektimit të pjesëmarrësve me koronavirus dhe se po merrej parasysh zvogëlimi i ngjarjeve dhe numrit të spektatorëve gjatë ngritjes së flakës.

Komiteti organizativ zhvilloi një provë për ngritjen e flakës më 20 shkurt, ndërkaq përgatitjet për Lojërat Olimpike po vazhdojnë ashtu siç ishte planifikuar.

Muzeu Olimpik i Japonisë, i cili është ndërtuar pranë Stadiumit Olimpik në Tokio, është mbyllur deri më 16 mars në pritje të udhëzimeve të reja nga qeveria për të parandaluar përhapjen e virusit.


Shtuar 27.02.2020 09:40