Legjenda e Milanit drejt largimit pas një viti nga klubi

Zvonimir Boban mund të rikthehet te FIFA, ku shërbeu si Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm, pas vetëm një viti si Shef i Zyrës së Futbolli të Milanit duke qenë se kohët e fundit ka patur mosmarrëveshje në shtëpinë e kuqezinjve.

Dy ditë më parë, Boban deklaroi se Ivan Gazidhis ka komunikuar me Ragnick për t’i ofruar një rol pa i treguar atij dhe Maldinit, gjë e cila nuk konsiderohet si e drejtë nga Boban, kur Gazidhis pretendon se në shtëpinë e Milanit të gjithë janë të bashkuar. Madje, kroati Boban shkoi dhe më tej teksa kërkoi një takim me pronarët “Fondi Elliot” në mënyrë që të diskutohet për të ardhmen.

Nëse kjo krisje do të sillte largimin e Boban dhe Maldinit, atëherë me shumë mundësi ish-mesfushori kuqezi me tipare sulmuese do të rikthehej te FIFA, aty ku e mori Maldini një vit më parë, siç raporton Antonio Vitiello i “Milan News”.


Shtuar 2.03.2020 16:04