Edhe pse ky sezon futbollistik nuk ka përfunduar ende, klubi i Lazios po mendon për sezonin e ardhshëm.
Drejtori sportiv, Igli Tare po punon që të forcojë skuadrën me lojtarë tepër cilësorë.
Të lidhura
None found
Dhe një prej futbollistëve që po kërkohet me ngulm nga Tare, është edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.
Konkurrenca është tepër e lartë, pasi shumë ekipe të njohura dëshirojnë të nënshkruajnë me djaloshin nga Malësia e Madhe.
Mirëpo, përveç faktit që Tare dhe Kumbulla janë nga Shqipëria, një tjetër faktor që do të ndikonte në arritjen e nënshkrimit me mbrojtësin shqiptar, është edhe marrëdhënia e mirë midis dy presidentëve të klubeve.
