Lavezzi po shijon karantinën me ish të dashurën e shokut (FOTO & VIDEO)

Ish ylli i Napolit dhe PSG-së, Ezequiel Lavezzi, po shijon karantinën me ish të dashurën e shokut, Natalia Borges.

“Lavezzi është me të dashurën e mikut të tij”, zbulon gazetari Lio Pecoraro, i cili është mundur t’i ccojë gjërat në një tjetër nivel dhe i ka marrë një prononcim edhe ish-it të Lavezzi, Yanina Screpante. “Jam e lodhur duke folur për ish-in tim, ka mbaruar çdo gjë, jam ndarë me të prej dy vitesh”, thotë ajo.

Ok, po ju them që e njoh atë. Ajo është “ish” e dashura e një shoku të mirë të Lavezzi. E njoh pasi kemi kaluar pushimet të katërt së bashku në të shkuarën. Gjithsesi të bëjë çfarë dëshiron, është punë e tij.

Gjithçka kthehet mbrapsht. Nuk është çudi që Lavezzi e bën këtë”, shprehet mes të tjera Yanina Screpante, e cila tregon se të njëjtën gjë argjentinasi e ka bërë edhe me një tjetër mik tijin. Sa i takon Natalia Borges, ajo është një modele dhe aktore braziliane.

Lidhja mes saj dhe Lavezzi është zbuluar nga fotot e publikuara në Instagram. Të dy hedhin foto nga i njëjti vend, por jo së bashku, duke u munduar kështu që të mbajnë të fshehur atë që po ndodh mes tyre.


Shtuar 18.04.2020 12:40