Lajm i keq për Jasir Asanin, AIK-u do ta kthejë te Partizani

Kriza e Koronavirusit duket se do të vendosë edhe për të ardhmen e Jasir Asanit.

Futbollisti në pronësi të Partizanit, i transferuar në Suedi tek AIK në formë huazimi, me shumë mundësi do të kthehet në verë te të kuqtë.

Klubi suedez nuk do ta ushtrojë klauzolën e blerjes së të drejtave sportive të 24-vjeçarit, që për shkak të ndërprerjes në mes të sezonit nuk pati mundësi të tregonte vlerat e tij në vendin nordik.

Sikurse zbulon SportExpressens, AIK-u e mori Asanin për të mbushur hendekun e krijuar nga dëmtimi i rëndë në gju i Nabil Bahoui, por me riaftësimin e tij nuk do të ketë me nevojë për shërbimet e futbollistit shqiptar. Për këtë arsye, është planifikuar kthimi i tij te Partizani sapo të përfundojë afati i huaizmit.


Shtuar 21.04.2020 21:26