Ky do të jetë super formacioni i Bayernit për sezonin e ri (FOTO LAJM)

Leroy Sane do të largohet nga Manchester City, për t’u rikthyer në Bundesligë, te Bayern Munich.

Mediet në Gjermani e konsiderojnë punë të kryer, duke mbetur vetëm zyrtarizimi.

Largimin e Sane tashmë e ka konfirmuar edhe Pep Guardiola, që ka shtuar se dëshira e tij ka qenë që lojtarin ta mbajë në skuadër, diçka që nuk ka arritur ta bëjë.

Me transferimin e Sane, Bayern Munich po krijon një skuadër konkurruese për sezonin e ri.

Pas largimit të Franck Ribery dhe Arjen Robben, Bayern Munich synon të ketë plan afatgjatë për zëvendësimin e tyre, me Sergie Gnabry dhe Leory Sane.

Me Thomas Muller në formacion, e pa harruar edhe Robert Lewandwoskin, ‘Bavarezët’ vërtetë do të kenë ofansivë për t’u pasur lakmi.

Se cilat suksese do të arrijë kjo skuadër, mbetet të shihet në sezonin e ri.

Formacioni i Bayern Munich për sezonin e ri.


Shtuar 2.07.2020 07:27