Kumbulla shumë shpejt kthehet në idhull për tifozët e Veronës, bën pjesë në formacionin më të mirë të historisë

Marash Kumbulla është kthyer në një idhull për tifozët e Veronës vetëm falë paraqitjeve të shkëlqyera që ka zhvilluar në këtë sezon. Talenti shqiptar konsiderohet si nga një mbrojtësit më të mirë të Veronës gjatë të gjitha kohërave nga fansat e Veronës. Në një sondazh të kryer nga media “Calciohellas” që qëndron shumë afër klubit verdheblu, fansat e Veronës kanë ngritur në piedestal Kumbullën duke e bërë pjesë të formacionit ideal të gjitha kohërave të Hellas.

Mbrojtësi shqiptar, i cili ka marrë 7.83 % të votave duke formuar treshen e mbrojtjes së bashku me Domenico Maieta dhe Roberto Tricela. Vlen për tu theksuar se Kumbulla ka lënë pas, ish-mbrojtësin e Milanit, Martin Laursen. Danezi tashmë është 42-vjeç, ndërkohë që është aktivizuar 58 ndeshje me Veronën, ku arriti të shënonte 3 gola.

Në vend të 5-të për sa i përket përqindjeve të votive, qëndron mbrojtësi tjetër shqiptar, Amir Rrahmani. Edhe 26-vjeçari nga Prishtina, ashtu si Kumbulla, kishte zhvilluar një sezon fantastik me verdheblutë deri në momentin e ndërprerjes për shkak të koronavirusit.


Shtuar 7.05.2020 11:11