Kubo është supertalent, Mallorca mban shpresat gjallë (VIDEO)

Mallorca ka fituar ndaj Levantes me rezultatin 2-0.

Ekipi vendas mban shpresat për shpëtimin në La Liga, pavarësisht se duket e vështirë duke qenë se janë 3 pikë larg Alavesit, por me një ndeshje më shumë.

Shpresa e vetme është Real Madridi që luan kundër rivalëve të tyre dhe gjasat që Alaves të dalë me pikë në atë sfidë janë minimale.

Vendasit iu falën golave të Cucho në minutën e 42′ dhe të talentit të madrilenëve Kubo. Japonezi shënoi mjaft mirë në minutën e 84′ pas një rrëmuje në zonë. Sulmuesi shtatshkurtër bëri shumë mirë duke dribluar mbrojtësit, por gjuajtja e tij u prit nga portieri.

Vendasit këmbëngulën dhe pas disa tentativave, sfera mbeti në zonë. Kubo përfitoi nga rasti dhe dërgoi topin në rrjetë për 2-0.


Shtuar 9.07.2020 19:40