Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka folur për rifillimin e futbollit në një intervistë të dhënë për Sky Sport.
“Kalendari dhe kompeticionet? Mbi kalendarin e ndeshjeve ndërkombëtare, jam i lumtur t’ju informoj si bërë progres. Duke folur me palët e ndryshme të interesuara jemi më afrë gjetjes së një zgjidhjeje të ekuilibruar”, ka thënë Infantino.
None found
“Keni parë rekomandimet mjekësore që kemi prezantuar javën e kaluar. Parimi më i rëndësishëm është ky: shëndeti vjen para gjithçkaje”.
“Futbolli pa tifozë? Po punojmë. Futbolli pa spektatorë nuk është i njëjti, por duhet të kemi durim dhe të presim momentin e duhur për t’i kthyer tifozët në stadium”.
“Edhe mundësia e re për të bërë pesë zëvendësime ka të njëjtin qëllim: të mbrohet shëndeti, në këtë rast ai i lojtarëve tanë. Shëndeti publik duhet të mbetet prioriteti ynë, pa harruar mirëqenien e lojtarëve, arbitrave dhe të gjithë atyre që marrin pjesë në çdo aktivitet të futbollit”.
“Futbolli ka rifilluar ose është gati të rifillojë në vende të ndryshëm. Kjo na jep shpresë për të ardhmen”, ka përfunduar Infantino.
Në një moment tensioni politik të shoqëruar me protesta dhe përplasje mes qytetarëve dhe institucioneve, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu,…
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, e cilësoi një sukses arrestimin e një shtetasi ukrainas në lindje të Gjermanisë, i cili dyshohej…
Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën gjatë verës së vitit 2026 dyshohet se shkaktoi 50 391 vdekje të…
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar, pasi kryeministri Edi Rama…
Mbështetja për protestën kombëtare të studentëve, e paralajmëruar për të shtunën, më 24 tetor, po zgjerohet edhe në radhët e…
Besmir Beja, i cili mbante postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, është larguar nga detyra me dorëheqje. Informacioni u…