Të përdorim “fuqinë e futbollit” për t’i ndërgjegjësuar njerëzit të ndjekin rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetit në lidhje me koronavirus Covid-19, dhe pastaj t’ia rinisim më të fortë se më parë. Ky është mesazhi i dërguar nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, në një letër drejtuar anëtarëve dhe palëve të interesuara të federatës botërore të futbollit:
“Tani duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur tifozët, lojtarët, trajnerët dhe të gjithë të tjerët të përfshirë në lojën tonë të bukur. Mbi të gjitha, autoritetet e futbollit duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar një përhapje më të gjerë të virusit”, – shkruan Infantino. – “Në bashkëpunim me OBSH, ne jemi duke inicuar nisma ndërgjegjësimi të projektuara për të ofruar rekomandime praktike dhe masa për të përballuar përhapjen e Covid-19”.
None found
Infantino thotë se FIFA do të mbetet në kontakt me të gjitha organet kompetente dhe shpreson që “në një kohë sa më të shejtë” të gjendet zgjidhja për atë që përcakton ‘një periudhë të vështirë”.
“Futbolli do të jetojë”
“Shëndeti në radhë të parë dhe solidariteti sportiv duhet të jenë parimet kryesore që udhëheqin procesin e vendimmarrjes në këtë moment të rëndësishëm dhe jam i sigurt që i gjithë komuniteti i futbollit do të jetë në lartesinë e vlerave që përçon sporti ynë”, – shton presidenti i fifa. – “Sporti në përgjithësi dhe futbolli në veçanti mund dhe besoj se do të luajnë një rol të rëndësishëm për të ndihmuar botën tonë të rimarrë veten sapo t’i kthehemi normalitetit. Rrethanat e vështira ofrojnë mundësi që njerëzit të bashkohen dhe të tregojnë se çfarë mund të bëjnë në një frymë kolektive dhe të dalin më të fortë dhe më të përgatitur për të ardhmen. Ne e dimë se ky është një nga ato momente,” – përfundon Infantino
Egjipti ka barazuar me Iranin, por njëkohësisht siguroi kualifikimin për në fazën e eliminimit direkt.Përballja ishte mjaft e baraspeshuar, me…
Kombëtarja e Belgjikës pas dy paraqitjeve zhgënjyese ka zhvilluar një lojë spektakulare për të fituar ndaj Zelandës së Re.Belgët triumfuan…
Kombëtarja e Belgjikës pas dy paraqitjeve zhgënjyese ka zhvilluar një lojë spektakulare për të fituar ndaj Zelandës së Re.Belgët triumfuan…
Jurgen Klopp ka kritikuar paraqitjen e Gjermanisë pas humbjes 2-1 ndaj Ekuadorit në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve…
Jurgen Klopp ka kritikuar paraqitjen e Gjermanisë pas humbjes 2-1 ndaj Ekuadorit në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve…
Sipas raportimit të The Guardian, Anglia ka marrë një goditje të rëndë në Kupën e Botës 2026, pasi Reece James…