Categories: Uncategorized

FIFA propozon rregullin e ri, pesë ndërrime në një ndeshje

Futbolli po ndryshon. Fillimisht me mënyrat dhe metodat e stërvitjes, që nuk janë parë kurrë më parë, por me rikthimin e garave duhet të mësohemi edhe me stadiume pa tifozë për shkak të Covid-19. Masat e sigurisë dhe higjienës do të jenë ekstreme. FIFA është duke përgatitur një dokument me rekomandime mjekësore, që do të jetë zyrtar javën e ardhshme. Bëhet fjalë për një seri propozimesh që duhet të ndiqen me rigorozitet nga klubet e futbollit.

Në termat sportivë, nga selia e Zyrihut (qëndrojnë krerët e FIFA-s) mësohet se do të vijë propozimi për të bërë deri pesë zëvendësime në një ndeshje. Diçka e kuptueshme në një moment krize, me skuadrat që duhet të luajnë me një kalendar të ngjeshur dhe pa formën e duhur fizike.

Të lidhura

None found

Në fakt, ndryshimet do të mund të bëhen vetën në tre momente të lojës. Ishte Federata Angleze që kërkoi mundësinë e prezantimit të modifikimit të rregullit, që është vlerësuar shumë nga FIFA, që të shmangen dëmtimet. Mirëpo organi më i lartë i futbollit e ka hedhur poshtë idenë e ndeshjeve 45-minutëshe, edhe ky propozim nga futbolli anglez. FIFA mendon se ndeshjet me gjysmën e kohës do ta shtrembëronin futbollin dhe frymën e konkurrencës.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

3 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

3 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

4 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

4 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

4 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

4 hours ago