Koronavirusi zbehu marrëveshjen mes Realit dhe Mbappes

Një nga transferimet më të mëdha që mund të ndodhin gjatë këtij afati kalimtar ështe zbehur për shkak të koronavirusit.

Ylli francez i futbollit, Mbappe, i cili aktualisht aktivizohet me PSG, duket se ka qenë shumë afër marrëveshjes me Real Madrid, para se të përhapej koronavirusi.

Kështu të paktën bën të ditur ish anëtari i PSG, Jerome Rothen, i cili shton se ky transferim është vetëm çështje kohe.

“Di nga burime të klubit se marrëveshja për Kylian Mbappe te Real Madrid ishte thujase e kryer”, ka thënë Rothen.

“Por, me atë që po ndodhë, jam i sigurt se transferimi i Mbappe te Real Madrid do të shtyhet”, ka shtuar ish mesfushori.

“Megjithatë, nuk ka mundësi që Mbappe të rinovojë me PSG. Ata do të kenë një marrëveshje, sepse PSG u pajtua që lojtari të largohet në verë. Për mendimin tim, është vetëm çështje kohe”, ka shtuar ndër të tjerash Rothen.

Mbappe tash e një kohë është në radarin e Real Madrid dhe duket se koha për transferimin e tij po afron.


Shtuar 12.04.2020 07:11