Koronavirusi, kryeministri i Italisë: Mund të shtyhen të gjitha ndeshjet e javës së ardhshme

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka paralajmwruar se ndeshjet e javws sw ardhshme nw Serie A mund tw shtyhen tw gjitha.

Gjatë kësaj xhiroje në Serie A janë anuluar katër ndeshje, si pasojë e rrezikut nga Coronavirusi.

Në Itali së fundmi janë shënuar edhe viktima nga ky virus, si dhe numri i të prekurve ka kaluar në 152.

Për ‘RAI’, Conte ka thënë se gjatë javës tjetër mund të shtyhen të gjitha ndeshjet në Serie A.

“Nuk besoj se në një javë do të jemi të gatshëm të ngadalësojmë përhapjen në atë masë që të rifillojmë ndeshjet” ka thënë Kryeministri Conte.

Gjithashtu, përveç Serie A, rrezikojnë të shtyhet edhe ndeshja e Ligës së Evropës që luhet mes Inter dhe Ludogorets.


Shtuar 24.02.2020 07:49