Kolarov te Interi, klubet arrijnë marrëveshjen

Sky Sport Italia konfirmon se Inter dhe Roma kanë arritur marrëveshje për Aleksandar Kolarov, në vlerë prej një milion euro, plus bonuset.

Mbrojtësi i majtë është i vendosur të nënshkruajë kontratë një vjeçare me Interit, duke fituar 3.5 milionë euro,

Lojtari tek Inter testet mjekësore do t’i kryejë të hënën apo të enjten.

Kolarov në nëntor mbush 35 vite, dhe mund të luaj në pozitat mbrojtëse në krahun e majtë.

Kontrata e tij me Romën përfundonte në qershor të vitit 2021, megjithëse kishte një opsion që lejonte zgjatjen.


Shtuar 2.09.2020 20:50