Bale shfaq ankesa, Reali po ia vështirëson punët

Gareth Bale ka sulmuar Real Madridin, duke thënë se klubi i tij aktual i “bën gjërat shumë të vështira”, ndërsa vazhdon të kërkojë një largim.

Bale ka përjetuar shumë arritje gjatë kohës së tij te Real Madrid, duke fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe dy tituj të La Liga.

Por, lojtari ka pasur edhe shumë ulje, me dëmtime dhe humbje të formës, me trajnerin Zinedine Zidane që nuk besonte në të.

“Unë u përpoqa të largohesha vitin e kaluar, por ata bllokuan gjithçka në sekondën e fundit. Ishte një projekt për të cilin isha i ngazëllyer, por nuk u materializua”, ka deklaruar Bale, përcjell lajmi.net.

“Ka pasur raste tjera ku jemi përpjekur të shkojmë por klubi nuk ka lejuar ose kanë bërë diçka”.

“Unë dua të luaj futboll, unë jam akoma i motivuar për të luajtur futboll, kështu që unë mendoj se e gjitha është te klubi. Ata janë në kontroll të gjithçkaje. Unë kam një kontratë, gjithçka që mund të bëjë është të vazhdoj atë që po bëj dhe shpresoj që diçka do të dal”.


Shtuar 2.09.2020 21:07