Kërkohet nga gjigandët e Premier League, Licester gati të “blindojë” Meddison

Drejtuesit e Leicester City-t janë të shqetësuar për zërat e merkatos rreth talentit James Maddison, i cili shihet si kandidat për të përforcuar mesfushën e Manchester United, Manchester City-t dhe Tottenhamit.

Për të shmangur largimin e tij në verë fantazistit anglez do t’i ofrohet rinovimi me një pagë të rëndësishme dhe klauzolë që do të frikësonte ekipet pretendente për të.

Të lidhura

None found

Maddison, që erdhi në vitin 2018 nga Norwichi, ndihet mirë dhe nuk do të refuzonte rinovimin, por vendimtar do të jetë edhe kualifikimi në kupat e Europës për Leicesterin këtë sezon.


Shtuar 5.02.2020 15:21