Juventusi “shuplakë” Barcelonës, refuzon ofertën për Bernadeschin

Juventusi i kthen përgjigje negative Barcelonës për Bernadeschin.

Barcelona prej kohësh insistonte për yllin e “zonjës së vjetër” por akoma nuk ja ka dalë.

Drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër, Fabio Paratici ka thënë se është normale që klubet e tjera i duan lojtarët e tyre.

“Juventusi ka një skuadër të mrekullueshme. Është normale që klubet e tjera i duan lojtarët tanë”, ka thënë ai në një intervistë për Sky Sport Italia.

“Por, në këtë rast, nuk janë duke u zhvilluar bisedime. As me Barcelonën, as me Real Madridi. Ne do të vazhdojmë me këtë skuadër”, ka thënë tutje Paratici.

Në mediat italiane ishte raportuar se torinezët po planifikojnë ta shkëmbejnë Bernardeschin me Ivan Rakiticin, por një gjë e tillë është mohuar nga drejtori sportiv i kampionit në fuqi të Serie A-s.


Shtuar 27.01.2020 15:52