Juventusi në kohë rinovimesh, gati kontrate e re me Chiellinin

Juventusi nuk është duke kaluar një formë të mirë edhe pse është në vendin e parë në kampionat bashkë me Interin gjithashtu është në garë edhe në Champions.

Megjithatë përveç të tashmes, drejtuesit duket se mendojnë edhe për të ardhmen. Pas rinovimit të kontratës me portierin Szczesny te bardhezinjtë kanë nisur nga puna për t’i ofruar rinovimin kapitenit Giorgio Chiellini.

Mbrojtësit i përfundon kontrata në qershor, ndërkohë që klubi pritet t’ia rinovojë deri në qershorin e vitit të ardhshëm. Për shkak të një dëmtimi të rëndë Chiellini ka luajtur vetëm 1 takim këtë sezon, ndërkohë që aktualisht ai është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës dhe shumë shpejtë pritet të jetë në fushë.


Shtuar 12.02.2020 12:03