Futbollisti i Valencias, Daniel Wass, sulmon UEFA-n në mënyrë të drejtpërdrejtë për zgjedhjen që vendosi të luhej ndeshja e dyfishtë në Champions League ndaj Atalantas, pikërisht kur Evropa sa kishte nisur të gjunjëzohej nga epidemia koronavirus, që më pas u zyrtarizua si pandemi.
Pikërisht kjo ndeshje ishte parë si “bombë biologjike” që në Evropë shkaktoi shpërthimin e koronavirusit.“E tmerrshme! Na lejuan që të luanim. Shumë nga futbollistët tanë u sëmurën dhe shumë spanjollë çuan virusin në Spanjë”, tha Wass.
Të lidhura
None found
“Tani do të doja të isha në Danimkarkë me familjen time, por që qëndron aty sepse është më e sigurtë se sa në Spanjë. Ka pasur shumë të vdekur dhe spitalet janë tejmbushura”.
