“Jemi të gjithë një”, Xhaka poston foton me flamujt e botës, mungon ai i Kosovës (FOTO LAJM)

Mesfushori i Shqipërisë, Taulant Xhaka ka dhënë një mesazh për shpërthimin e pandemisë koronavirus.

Ylli i Basel përmes një postimi në Instagram ka shkruajtuar: “Jemi një të gjithë”, duke i bashkangjitur një foto ku janë flamujt e të gjithë shteteve të botës.

Por Xhaka duket se nuk i ka dhënë shumë rëndësi fotos.

Ai ka vendosur foton ku mungon flamuri i shtetit të Kosovës.

Postimi është bërë një orë më parë dhe deri tani mesfushori luftarak ende nuk ka reflektuar.


Shtuar 17.03.2020 12:18