Janku: Goli i Cale i parregullt, rasti i Ngoo nuk gjykohet

Albano Janku, specialist gjykimi, është i ftuar në emisionin Pressing, në ABC News.

Java e 18-të e Superiore pati shumë raste të kontestuara dhe Janku foli për të gjitha rastet e dyshimta, duke dhënë mendimet e tij.

GOLI I CALE – “Nuk po them që nuk kemi prekje me dorë. Por që është e vështirë, është e vështirë për arbitrin kryesor. Sot jemi të qetë pasi i kemi parë rastet dhe në këtë moment, pavarësisht se është dorë e pavullnetshme, që nga 1 Qershori i vitit të kaluar, çdo sulmues që e prek topin me dorë, kemi të bëjmë me faull. Në këtë moment, duhet të ishte faull i Cale.

PENALLTIA E BYLISIT – “Shikojmë dorën e majtë të Dokës, të hapur, pozicion jo natyral, me të drejtë Jorgji ka vërshëllyer për penallti”.

GOLI I NGOO – “Është një moment që duhet diskutuar, sepse nuk mund të jap opinionin tim me pamjet vizive që kemi. Nuk mund të themi nëse Ngoo është pozicion jashtë loje. Topi kthehet nga shtylla dhe prapë nuk mund të themi nëse Ngoo ka shënuar me dorë apo jo. Shikojmë këtë pamje që Gentian Muça është larg Hidit dhe absolutisht nuk e pengon Hidin”.


Shtuar 23.01.2020 22:44