sh-sulmuesi i njohur i Partizanit në vitet ’90-ë Edmond Dosti u tregua tepër i ashpër kundrejt presidentit të klubit Gaz Demi dhe drejtorit Olsi Rama pas humbjes me Teutën 0-1 në kryeqytet.
Edmon Dosti Partizani
Ish-kampioni i skuadrës së kuqe në vitin 1993 u kërkoi drejtuesve të japin dorëheqjen ose të shkarkohet tekniku i Partizanit Adolfo Sormani për sezonin zhgënjyes që ekipi po bën.
Ai paralajmëroi se tifozëve të Partizanit u është sosur durimi pas humbjes së nëntë në këtë sezon dhe të dytën radhazi pas asaj në derbi 5-1 me Tiranën.
Mesazhi i Edmond Dostit pas humbjes së Partizanit me Teutën:
Presidenti Demi dhe drejtori Rama kanë dy zgjidhje: ose ju të dy jepni dorëheqjen ose historia e Sormanit mbaroi. Gota sot u mbush, përndryshe do të jetë shumë vonë. Tifozëve u ka mbaruar durimi.