Interi i vendosur për të shitur mesfushorin në verë

Matias Vecini disa ditë më parë u shpall i padëshirueshëm nga trajneri Conte edhe pse ndeshjet e fundit ai ka qenë në fushë dhe ka bërë mirë.

Calciomercato raporton se Vecino mund të ndërrojë skuadër me t’u hapur afati veror i transferimeve, përcjell lajmi.net.

Inter e vlerëson 25 milionë euro mesfushorin e tyre 28 vjeçar, që po pëlqehet nga Chelsea dhe Everton.

Me shitjen e Vecinos, Inter shpreson të nënshkruajë me Arturo Vidal nga Barcelona.

Kujtojmë se Vecino tek Inter është transferuar nga Fiorentina.


Shtuar 15.02.2020 13:12