Interesimi i Barcelonës e bën krenar yllin e Juventusit

Ylli i Juventusit, Federico Bernadeschi ndjehet krenar që Barcelona ka shfaqur interes për të.

Gjatë afatit kalimtar të janarit, Bernadeschi ishte një nga prioritet e katalanasve mirëpo një marrëveshje mes palëve nuk u arrit pasi Juventusi ishte i vendosur për mos e shitur lojtarin edhe pse në tavolinë ekzistonte edhe mundësia e shkëmbimit me Rakitic.

Bernardeschi ende është nën radarin e Barcelonës, përderisa italiani i nxiti edhe më shumë këto spekulime me deklaratën e tij të fundit të dhënë në një intervistë për gazetën italiane, Tuttosport.

“A më bën krenar interesimi i Barcelonës? Pa dyshim që po, kjo është normale. Kur një klub si Barcelona të kërkon, është burim krenarie. Por, unë veçse jam pjesë e një klubi të madh”, ka thënë Bernardeschi.

“Sinqerisht, askush s’më ka thënë asgjë, kurrkush s’më foli për afatin kalimtar. Unë kam kontratë me Juventusin, nuk është problem për mua. Jam mirë në Torino”.

“Do ta shohim çfarë do të ndodhë më vonë, por klubi nuk ka folur kurrë për këtë me mua. Në fakt, ka ndodhur e kundërta kurdo që ka pasur dyshime për të ardhmen time. Kjo më ka bërë të lumtur”.

Bernardeschi ka qenë pjesë e Juventusit që nga vera e vitit 2017, kur u transferua për 40 milionë euro nga Fiorentina. Ai i ka shënuar nëntë gola në gjithsej 91 paraqitjet e tij deri më tani. /albeu.com/


Shtuar 4.02.2020 12:29