E BUJSHME/ Hysaj refuzon rinovimin, Napoli largon 6 futbollistë të tjerë

Napoli dhe Elseid Hysaj nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të rinovuar kontratën.

Gazeta e njohur italiane “Il Mattino” ka zbuluar se futbollisti shqiptar ka refuzuar kushtet e vendosura nga skuadra italiane duke vendosur në pikëpyetje të madhe të ardhmen e tij.

E ardhmja e lojtarit shqiptar duket e brishtë pas një tjetër refuzimi, ndërsa së bashku me shqiptarin nga Napoli pritet të largohen edhe 6 futbollistë të tjerë.

Bëhet fjalë për Younes, Ounas, Llorente, Ghoulam, Malcuit dhe Ciciretti, të cilët me siguri nuk do të luajnë në “San Paolo” sezonin e ardhshëm.


Shtuar 25.08.2020 16:43