Kompania fantazmë merr me qira 2000 m2 pyll, në plazhin e Qerretit në Kavajë

Bashkia e Kavajës ka dhënë ankand një nga pasuritë më të kërkuar të zonës bregdetare në Shqipëri.

Plot 2000 metër katrorë pyll në Qerret i ka kaluar privatit nga zyrtarët e Bashkisë së Kavajës. Por, ajo që bie në sy është çmimi që i kanë vënë kësaj pasurie. Në dokumentet thuhet se bashkia ka nxjerrë në ankand para pak javësh një sipërfaqe prej 2000 metra katrorë të fondit pyjor, në Njësinë Administrative Qerret.

Çmimi i dhënies me qira është 180 000 lekë të rinj për hektarë. Por, me qira u dhanë vetëm 2 dynymë, pra 1/5 e hektartit. Dhe, po të llogarisësh çmimin e dhënies me qira është të këtij pylli, vlera nuk shkon as 500 mijë lekë të vjetra në vit.

Dyshimet shtohen edhe në vijim, pasi në kriteret e përzgjedhjes së fituesit ishte çmimi i ofertës ekonomikisht më i favorshëm, “ndikimi pozitiv në ushtrimin e një veprimtarie e cila do të gjenerojë të ardhura dhe do të nxisë punësimin”.

Megjithatë, në garë ka qenë vetëm një kompani, pikërisht shoqëria “LAGUNA” me adresë pikërisht në Qerret, Kavajë. Në dokumente thuhet se kompania “LAGUNA”, ka nipt me nr. M02005701H, por në këtë numër nipti nuk rezulton asnjë kompani e regjistruar në Qendrën Kombëtarë të Biznesit.

Dy janë mundësisë; ose kompania është fantazmë, ose institucionet shtetërore po mundohen të fshehin pronarët e vërtetë të kësaj kompanie.

Megjithatë, cilido që ka shkuar në Qerret mund të bëjë lidhje se kush është përfituesi i kësaj sipërfaqe, pasi në atë zonë kanë ndërtuar fshatra turistikë, vila, resorte, apo pallate, oligarkët më të mëdhenj në Shqipëri.


Shtuar 25.08.2020 16:42