Humbën Kupën e Italisë, rrjeti shpërthen në meme ndaj Juventusit (FOTO LAJM)

Juventusi nuk arriti të dilte triumfator në finalen e Kupës së Italisë përballë një Napoli të etur dhe agresiv duke shfaqur në fushë fytyrën e trajnerit Gennaro Gattuso.

Edhe pse me plot yje në fushë, si Ronaldo apo Dybala “zonja e vjetër” nuk arriti ta dërgonte në Torino atë trofe.

Finalja u vendos nga pika e bardhë e penalltive më Juventusin që gaboi dy të parat me Dybala dhe Danilo, dhe Napolin që i dërgoi të gjitha të rrjetë. /albeu.com/


Shtuar 18.06.2020 07:25