Handanovic rrezikon 3 javë, Conte pa shumë mundësi zgjedhje në “derbi”

Interi ja doli të marrë tre pikë të arta përballë Udineses këtë fundjavë duke e mbajtur portën të paprekur me Padellin në portë që kishte zëvendësuar Handanovic të dëmtuar.

Kapiteni i Interit pësoi një dëmtin në gishta dhe sa duket do të qëndrojë më shumë nga se pritaj jashtë fushave.

Vetë Conte deklaroi mbrëmë se duhet folur me mjekët, ndonëse ka ende 7 ditë kohë deri nga data e derbit të Milanos, por gjasat janë që Handanovic të rikthehet vetëm në fund të muajit për përballjen me Sampdorian në “San Siro”.

Thënë ndryshe, tekniku zikaltër do të duhet të bëjë llogaritë me një sërë mungesash edhe për derbin e qytetit, pasi janë të konfirmuar deri tani Lautaro Martinez, Thomaso Berni dhe Alessandro Bastoni, të tre të pezulluar, ashtu si Gagliardini i dëmtuar.

Ndërkohë mbeten ende në dyshim aktivizimi edhe Stefano Sensi e Borja Valero, të cilët nuk ishin mbrëmë në Friuli me skuadrën, por që kanë mundësi të vihen në dispozicion të Contes për të qëndruar të paktën në pankinë ndaj kuqezinjve.

Me merkaton e janarit që u duk se solli alternativa për Conten, duket se në krah të kundërt kanë punuar dëmtimet, që kanë limituar edhe njëherë zgjedhjet e teknikut zikaltër, ashtu siç u pa edhe dje, kur aktivizoi nga minuta e parë Eriksen dhe të riun Espozito.


Shtuar 3.02.2020 10:23