Guardiola “piketon” zëvendësuesin e Agueros në Spanjë

Pas super lajmit se Manchester City do të luaj sezonin e ardhshëm në kupat e Evropës, Guardiola po mendon të shfrytëzojë arkat e klubit në merkato.

Prioritet i Pep do të jetë forcimi i sulmit, dhe dëshira e tij e parë është ylli i Valencias dhe Kombëtares së Spanjës, Ferran Torres.

I riu spanjoll ka marrë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha përgjatë Evropës, por Manchester City thuhet se ka arritur tani një marrëveshje me të.

Torres ka kontratë me Valencian deri në vitin 2021, dhe aty është një klauzolë e blerjes prej 100 milionë euro, por pas refuzimit për të vazhduar kontratën, është e qartë se ai do të shitet këtë verë.

Informacionet e fundit thonë se ‘Qytetarët’ kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij, duke paguar 30 milionë euro, dhe 10 milionë tjera do të përmbushen përmes bonuesve.

Torres shihet si pasues i Sergio Agueros, i cili ka hyrë në vitet e fundit të karrierës.


Shtuar 28.07.2020 15:31