Guardiola i dorëzuar: Liverpooli i pakapshëm

Liverpool është duke zhvilluar një sezon fantastik ku në 25 ndeshje ka fituar 24 dhe ka barazuar 1 duke krijuar një distancë prej 22 pikë me skuadrën e vendit të dytë që është, Manchester City i Pep Guardiolas.

Skuadra e Guardiolës City bëri edhe një lëshim tjetër këtë fundjavë, pasi humbi 2:0 ndaj Tottenhamit, duke ia mundësuar Liverpoolit ta rrisë epërsinë në krye të Premierligës në plot 22 pikë pas 25 ndeshjeve.

Të lidhura

None found

Trajneri spanjoll nuk ka më shpresë që skuadra e tij mund të bëjë ndonjë gjë për ta mbrojtur titullin në ligën elitare angleze, kur kanë mbetur vetëm edhe 13 ndeshje për t’u zhvilluar.

Përqendrimi i tij tani është në Ligën e Kampionëve, FA Cup dhe Carabao Cup.

“Ata na kanë ikur larg, prandaj janë të pandalshëm. Kanë grumbulluar shumë pikë dhe ne kemi humbur shumë”, tha Guardiola.

“Synimet tona janë t’i fitojmë garat e mbetura dhe të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm”, shtoi ai. /


Shtuar 3.02.2020 11:23